LAJME

Urgjenca e QKMF-së në Gjilan falënderon pronarin e Hani MiniPani për ushqimin e ofruar

Pronari i biznesit Hani MiniPani në Gjilan z. Lulzim Kqiku në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën e stafit të Urgjencës në Gjilan – në kohën e cila po përballet me koronavirus, ka dërguar ushqime dhe pije për stafin.

Burimet e Gjilani SOT tregojnë se pronari Lulzim Kqiku përpos në Urgjencë, ka dërguar ushqim edhe në institucionet e tjera; përfshirë Policinë e Gjilanit.

Shefi i Urgjencës në QKMF-në e Gjilanit z. Ekrem Kryeziu e ka falënderuar publikisht biznesin Hani MiniPani për ushqimin e ofruar.

Po ju sjellim reagimin e plotë;

Falenderojme Kompanin Hani MiniPani nga Gjilani me pronarin Lulzim Kqiku per respektin qe beri sonte per stafin e Urgjences duke ju servuar ushqim dhe pije.
Ju faleminderit Luli!
Kujdes po,panik jo!

RriN’shpi

Me respekt dr Ekrem Kryeziu
Shef i Urgjences -Gjilan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close