LAJME

Valon Ismajli: Qytetarë të dashur thirrini mendjes, virusi nuk përhapet me orar të caktuar

Shkruan: Valon Ismajli

Në këtë kohë të vështirë, kur ne duhet të kemi sa më shumë kujdes për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë, ne si duket po i ndihmojmë virusit në luftën kundër neve.

Kur shikon qytetin pas orës 16:00, fillon të mendosh se ndoshta virusi po punon me orar të caktuar dhe po u përhapka vetëm gjatë kohës së orës policore, ndërsa pas orës 16:00, ai pushon dhe e ndalë përhapjen. Kur e sheh qytetin pas orës 16:00, në këtë kohë pandemie është trishtim!

Edhe pse kisha kritikat e mia rreth orarit të caktuar për orë policore nga Qeveria, pasi me zvogëlimin e orëve, dihet që rritet dendësia e njerëzve në qytet në ato orë që lejohet të qarkullohet, por prapë përgjegjësia për ta ruajtur shëndetin bie tek ne. Ka qenë e pritshme nga ana ime që ky kufizim mund të krijoj kundërefekt për të mirën e qytetarit, pasi duke e ditur vetëdijësimin, nuk mund të mendoja ndryshe. Të njejtën e pata thënë edhe kur Kryeministri Edi Rama, vendosi masa shumë të rrepta në Shqipëri, pasi ende nuk kemi pjekuri e maturi të duhur në leximin e situatave reale dhe rrezikun potencial.
Pas orës 16:00 nuk është orar për të dalë për t’u shëtitur dhe për t’u relaksuar, por është orar për kryerjen e nevojave URGJENTE.

Andaj, po ju lutem që të keni kujdes maksimal! Edhe gjërat ushqimore, e edhe ato medicionale, siguroni për një kohë më të gjatë, dhe evitoni daljet nga shtëpia.

Është hera e parë që një luftë fitohet duke qëndruar në shtëpi, prandaj mos e lëshoni këtë mundësi të artë! Bëhuni heronj të vetvetes, familjes dhe gjithë shoqërisë!

Pandemia nuk mund të ndalet në mënyra tjera!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close