LAJME

Qyteti i Gjilanit në kaos, qytetarët: duhet të rishqyrtohet vendimi

Vendimi për kufizimin e orarit të daljes duket se ka shkaktuar tollovi të madhe gjithandej qytetit të Gjilanit.

Qytetarë të shumtë i kanë shkruar redaksisë tonë duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i Qeverisë, pasiqë sidomos pas orës 16:00 në mbrëmje; kolonat dhe dalja e qytetarëve është e jashtëzakonisht e madhe.

Në foto shihen veturat e shumta në qendër të qytetit. Gjithashtu, edhe në marketet e mëdha pritjet dhe grumbullimi është shumë i madh, transmeton Gjilani SOT.

Për këtë çështje ka reaguar publikisht edhe aktori i njohur gjilanas Fatmir Spahiu.

Ai ka shkruajtur në profilin e tij në fejsbuk se;

Shteti duhet me urgjence me trajtu kete kufizimin e orarit. Nga ora 16:00 ka vershim rrugesh e shitoresh. Nuk respektohet as distanca as kurgjo hiq.
Jane dy mundesi se si me u zgjidh kjo. Ndalese totale per nje periudhe ose me u hjek ndalesa dhe me vazhdu me kujdes te pergjitheshem pa kufizim te kohes.
Sipas meje kjo e dyta eshte me e mire.
Qarkullim tere diten por me kujdes dhe duke zbatuar masat e rekomanduara nga institucionet!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close