LAJME

Burri i deputetes së LDK-së nga Gjilani, e quan “magaricë” Vjosa Osmanin

Fadil Kajtazi, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe bashkëshorti i Kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi, ka kritikuar znj. Vjosa Osmani.

Sipas tij, nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka tradhtuar partinë, transmeton Indeksonline

Përmes një komenti në Facebook, burri i deputetes nga Gjilani ka shkuar edhe më larg, duke e quajtur Osmanin me shprehje ofenduese “magaricë”.

Kajtazi këto reagime i ka bërë pas deklaratave të deputetit, Driton Selmanajt, mbrëmë në një televizion.

Ai deklaroi se Osmani  e ka dëmtuar keq LDK-në.

“LDK-ja e ka shpëtuar Kosovën nga dy figura të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti”, ka deklaruar Selmanaj. /Indeksonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close