LAJME

Aktivisti i VV-së nga Gjilani: Nëse është nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti

Një aktivist i Vetëvendosjes nga Gjilani, ka kërcënuar publikisht dje në Facebook, se nëse është nevoja edhe me plumba e mbron Albin Kurtin, ku edhe ka publikuar fotografi me liderin e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro. 


Armend Rexhepi, është aktivisti që ka publikuar fotografitë me Kurtin dhe gjuhën kërcënuese që ka përdorur në këtë publikim.

Rexhepi ka qenë edhe kandidat për asamble komunale në Gjilan, e ka bërë dje një postim me këtë kërcenim, por për çudi askush nuk i ka reaguar për gjuhën dhe kërcënimin. 

“Lufta nuk ka mbaruar, ajo veç sa ka filluar, tani ke edhe më shumë ushtarë pran teje. Unë personalisht BETOHEM, qoftë nevoja deri në plumb do të shkoj për ty Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Kujtojom që aktivistët e VV’së tashmë kanë nisur një fushatë të madhe kundër LDK’së dhe tyre që po kundërshtojnë VV’në. Që prej disa ditëve ata po sulmojnë me komente e veprime të tjera postimet e zyrtarëve të LDK’së dhe të tjerëve.

Më poshtë postimi i plotë i Armend Rexhepit. /gazetametro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close