LAJME

Qytetarët e Gjilanit duke pritur me orë në markete për ta bërë pagesën

Qytetarët e Gjilanit pas orës 16:00, po vazhdojnë të frekuentojnë marketet e mëdha për të blerë gjëra ushqimore.

Përpos tollovisë së madhe në komunikacion, edhe në qendrat tregtare situata nuk është më e mirë, transmeton Gjilani SOT.

Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë shumë qytetarë shihen duke pritur në rend për të bërë pagesën.

Një konsumator i ka thënë redaksisë tonë se ka pritur 1 orë deri sa e ka bërë pagesën në njërën nga qendrat tregtare. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close