LAJME
Qytetarët e Gjilanit nuk e respektojnë “Orën Policore”

Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë ndalur ende veturat e tyre. Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë, shihen një numër i madh i veturave duke lëvizur në qytet, transmeton Gjilani SOT.
Dje, Qeveria e Kosovës e ka marrë një Vendim shumë të diskutueshëm për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Juristët më eminent në Kosovë janë shprehur se Vendimi është anti-kushtetues.
Vendimi parasheh kufizimin në këtë orar nga dita e sotme “Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes”.
Pavarësisht kësaj Presidenti Thaçi do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. /gjilanisot/