LAJME

Militantët e VV-së nisin linçimin publik edhe ndaj Lutfi Hazirit

Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, po vazhdojnë të linçojnë figura publike të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi filluan me liderin e këtij subjekti politik, tani në shënjestër të tyre është nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Militantët e Vetëvendosjes janë shumë të organizuar kur bëhet fjalë për të sulmuar verbalisht në rrjetet sociale e linçuar në mënyrë publike çdo subjekt apo lider politik apo figurë publike në mbrojtje të liderit të tyre, Albin Kurti.

Tashmë një grup i tillë është organizuar në Facebook, dhe ka filluar linçimin publik ndaj figurave të rendësish të LDK’së, edhe pse me këtë subjekt politik lideri i tyre kishte zgjedhur të bënte koalicion së fundi, ndërsa liderin e kësaj partie Isa Mustafën e quante profesor, shkruan Metro.

Ndërsa, me tu acaruar raportet mes dy subjekteve që po qeverisin me Kosovën, VV’ja ka filluar një fushat të egër në drejtim të LDK’së.

Gjatë ditës së sotme, linçimine kishte filluar Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacolli, duke bërë thirrje për organizime për të linçuar kundërshtarët politikë, në këtë rast liderin e LDK’së, Isa Mustafën.

Ditëve të fundit, përpos prishjes përfundimtare të koalicionit VV-LDK, këto dy parti kanë pasur edhe akuza e kritika në drejtim të njëra tjetrës.

E gjitha kjo kishte filluar, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoj nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa paralajmëruar fare partnerin e saj në qeverisje, LDK’në.

Kryeministri, e kishte quajtur tradhti të dyfish, deklaratën e ministrit, Veliu për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Menjëherë pas shkarkimit të ministrit Veliu kishte reaguar, Isa Mustafa.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, doli në konferencë për media dhe konfirmoi se kanë nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, e tash që i kanë mbledhur votat, pritet vetëm mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close