LAJME

Lutfi Haziri: Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin, 11 anëtarë të kësaj familje u prekën me koronavirus

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas konfirmimit nga IKSHPK se kanë rezultuar pozitiv edhe 26 qytetarë.

Haziri ka theksuar se 11 të prekurit bga Gjilani kanë rezultuar nga e njëjta familje, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.

Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.

Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.

Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close