LAJME

Komuna e Gjilanit: Vajza e infektuar me koronavirus e fshehu se kishte qenë në Gjermani

Nnëkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka folur për gjendjen e dy personave nga kjo Komunë që u infektuan me koronavirus. Ai ka thënë se vajza që u prek nga pandemia nuk kishte treguar se udhëtoi për në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.


Në një lidhje direkte për RTV Dukagjini, ai ka thënë se vajza në fjalë vetëm kur shkoi në klinikë private, tregoi për udhëtimin e saj, e më pas u dërgua për në QKUK.

Duke folur për rastin nga Zhegra, nënkryetari i Gjilanit thotë se familjarët e tij ende nuk duan ta besojnë se ai mund të jetë i prekur me virusin COVID-19.

“Sipas familjarëve ai nuk ka mundur të infektohet pasi nuk ka pasur kontakte. Ata po deklarojnë se ‘nuk mund të dalin pozitiv”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë 35 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, teksa Qeveria ka marrë masa për të parandaluar përhapjen./gazetmetro.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close