LAJME

Dy të infektuarit nga Gjilani, Lutfi Haziri tregon emrin e gruas së infektuar

Gjatë ditës së djeshme dy persona u identifikuan me virusin Covid-19, i cili tashmë është shpallur pandemi, shkruan Insajderi.

Në një prononcim për Insajderin, kryetari i komunës së Gjilanit, ka thënë se e infektuara me koronavirus ka ardhur nga Gjermania dhe ka simptoma, derisa peroni tjetër në Zhegër është pa simptome, porse ka qenë në vetëizoli.

“Deri tash këto janë dy raste të ndara dhe të izoluara. Adelina Shaqiri ka ardhur nga Gjermania dhe ka simptomet, por rasti në Zhegër është pa simptome dhe ka qenë në vetëizolim”, ka thënë Haziri, raporton Insajderi.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, po shqyrtohet mundësia e futjes në karantinë të këtyre dy fshatrave, nëse jo tërë qytetit.

Megjithatë, Haziri theksoi se situata është stabile dhe nën menaxhimin e Komitetit për Emergjenca.

“Situata është nën menaxhimin e Komitetit të Emergjencave të Gjilanit..pritet vendosja në karantinë të këtyre dy vendbanimeve së paku nëse jo edhe me gjerë”, ka theksuar Haziri për Insajderin.

Aktualisht në Kosovë tashmë janë konfirmuar se janë të infektuar 31 raste me koronavirus, i njohur si Covid-19, ndërsa, njëri prej tyre sot ka vdekur.

Viktima e parë nga ky virus është 82 vjeçari nga Podujeva, i cili ishte konfirmuar me koronavirus disa ditë më parë.

Në botë tashmë ka shkuar mbi 300 mijë numri i të prekurve, derisa mbi 13 mijë kanë vdekur. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close