LAJME

Ju bëhet testi rreth 60 personave që morën pjesë në ahengun në Gjilan, ku këndoi i infektuari me koronavirus

Beteja me koronavirusin është duke vazhduar. Burimet e Gjilani SOT tregojnë se sot ju kanë nënshtruar testit për koronavirus edhe pjesëmarrësit e ahengut në Gjilan, ku një këngëtar nga Gjakova ka rezultuar pozitiv.

Gjilani SOT ka publikuar para pak ditësh foton e këngëtarit në fjalë, duke kënduar në një aheng në Gjilan, ku pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Momentalisht, s’ka asnjë të infektuar me koronavirus nga Qyteti i Gjilanit, por kontrollet dhe kujdesi është duke vazhduar. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close