Në mesin e tre deputetëve të LDK-së që nuk e kanë nënshkruar mocionin është edhe Valentina Bunjaku

Shefi i grupit parlamentar Arben Gashi theksoi se përveç Vjosa Osmanit që nuk e ka votuar mocionin janë edhe dy deputetë të LDK-së që nuk e kanë votuar mocionin.
Periskopi merr vesh se deputetët tjerë që nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për rrëzimin e qeverisë janë: Valentina Bunjaku, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.
Deputetja Valentina Bunjaku- Rexhepi, në një bisedë për Periskopin e konfirmoi se nuk e ka nënshkruar mocionin.
Ajo thotë se nuk është konsultuar ende me degën e saj, dhe se po pret një përgjigje nga dega.
‘’Nuk e kam nënshkru sepse kam me u konsultu me degën. Neve na ka delegu dega për me i përfaqësu si deputet dhe pasi ta mbaroj konsultimin me degën, sigurisht se sido që të vendos dega unë do të veproj’’, përfundon Bunjaku-Rexhepi./Periskopi/Z.R/Shpërndaje në: