LAJME

Vetizolohet kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë që është vetizoluar për shkak që të premten ka qenë në një ndejë në të cilin ka qenë edhe një këngëtar i cili dje rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit.

Ai e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi ku edhe e ka përmendur emrin e personit të infektuar.

“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me [personin e infektuar], i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor”, ka shkruar Haziri.Haziri ka thënë se e ka kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Haziri ka thënë që tash e tutje detyrën e tij do ta ushtrojë nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli.“Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete”, ka shkruar Haziri.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus. Ndërsa, orë më parë u konfirmuan dy rastet e para nga Gjakova.Të dy rastet janë kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetra e gjinisë femër 49 vjeçe.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Close
Back to top button
Close