LAJME

Këngëtari i prekur me koronavirus, i cili këndoi në Gjilan, ditë më parë ishte tallur me koronavirusin

Tashmë është konfirmuar se këngëtari i njohur, Muhamet Sejdiu është infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij.

Por, ditë më parë këngëtari nuk e kishte marr seriozisht pandeminë ka pushtuar globin COVID-19 duke u tallur përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ai me 7 mars kishte shprëndarë një status ku shkruan “Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”.

Kujtojmë që pas konfirmimit të këngëtarit dhe gruas së tij me koronavirus, numri i të prekurve në Kosovë është rritur në 19./Indeksonline/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close