LAJME

Kolonës nuk i shihet fundi, gjilanasit në rend për blerjen e miellit

Koronavirusi është kryefjala e çdo bisede në ditët e fundit. Pavarësisht se autoritetet qendrore bëjnë thirrje vazhdimisht që të mos krijohet panik sa i përket furnizimit me produkte ushqimore, prapë se prapë këto thirrje nuk po i marrin në konsideratë qytetarët, transmeton Gjilani SOT.

Në shumë video dhe foto të cilat janë dërguar në redaksinë tonë, mund të shihen kolonat e gjata duke pritur për të blerë miell.

Kolonat tani janë me kilometra të gjata. Veturat janë parkuar dhe qytetarët janë duke pritur në rend për të blerë miell.

Zyrtarisht, asnjë nga qytetarët e Gjilanit nuk është i prekur me koronavirus. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close