LAJME
Qeveria Kurti ka paraparë vetëm 1 projekt të ri për Gjilanin, shkollën e muzikës

Qeveria Kurti dje e kaloi Buxhetin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në një procedurë të përshpejtuar, deputetët e mazhorancës e kaluan me sukses Buxhetin.
Nga 25 projekte të cilat janë paraparë për Gjilanin, 24 janë vazhdimësi e vetëm 1 projekt është i ri, transmeton Gjilani SOT.
Shkolla e Muzikës, si projekt i ri nga Qeveria Kurti është paraparë të realizohet me 40 mijë euro.
Dokumentin e mëposhtëm e ka nxjerr në publik asamblisti i LDK-së z. Burim Berisha.
Ju sjellim tabelën e projekteve për Gjilanin;
