LAJME

Në kohë të koronavirusit, Hidromorava apel gjilanasve për kursim të ujit

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN

APEL PËR KURSIMIN E UJIT!

Gjilan, 13 mars 2020 – Kru “Hidromorava” sh. a. Gjilan u bënë apel konsumatorëve që ta kursejnë ujin maksimalisht. Niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnices ka mbërritur në 14.40 m, ndërsa kuota maksimale është 30.30 m. Praktikisht 65 -70 % e sipërfaqes së akumulacionit është akoma e zbrazët.

Marrë parasysh se niveli i akumulacionit në fund të dhjetorit ka qenë 7.65 m, sasia e shfrytëzueshme e ujit ka qenë zero për arsye se pjesa nën 7.65 nuk mund të përdoret pasi që konsiderohet vëllim i vdekur. Pra, kemi një rritje solide të rezervave të ujit por jo të mjaftueshme për periudhën në vazhdim, për këtë arsye edhe jemi duke vazhduar me planin e reduktimeve të cilin e kemi hartuar në nëntor të 2019.

Në marsin e vitit 2019 niveli i ujit në akumulacion ka qenë 20 m, ndërsa këtë vitë po në mars është 14.40 m, pra akoma zyrtarisht jemi në situatë emergjente dhe mbi këtë bazë ekipet inspektuese të kompanisë në bashkpunim me Inspektoriatin komunal dhe policinë janë duke kryer kontrolla të rregullta për verifikimin e keqpërdoruesve të ujit.

Nevoja për ujë këto ditë është më se e domosdoshme për higjienen personale si asnjëherë më parë duke marrë parasysh faktin se e gjithë bota po përballet me pandemin e shkaktuar nga përhapja e coronavirusit Covid-19. Kru “Hidromorava” është pjesë e grupit komunal për menaxhimin e situatës. Prandaj ju bëjmë apel të gjithë konsumatorëve të përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare-higjienike, asesi për ujitje të kopshteve, larje të trotuareve dhe rrugëve, në mënyrë që mos të keqësohet situata e furnizmit me ujë në gjendjen me të cilën përballet i gjithë vendi.

Të kursejmë ujin, të ruajmë shëndetin, vetëm së bashku mund të ja dalim duke u kujdesur për njëri tjetrin.

Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan
Tel: 0280 326 980
Mob: 044983071
Kujdestaria: 044719813

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close