LAJME
Kryetari i Vitisë i ashpër me Ministrin e Shëndetësisë: Lej konferencat, Vitia pa përkujdesje

Kryetari i Vitisë z. Sokol Haliti ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të Ministrit të Shëndetësisë z. Arben Vitia në lidhje me situatën e krijuar në Viti.
Kryetari i Vitisë ishte i shqetësuar me vendimin e Qeverisë për ta futur gjithë Vitinë në karantinë.
Ai ka thënë se ato konferenca nuk janë asgjë dhe Qeveria duhet të na ndihmojë sepse që 48 orë Ministri i Shëndetësisë nuk më ka kontaktuar ende.
Me izolimin e 43 fshatrave ka qenë vendim i pa koordinuar mirë, është shprehur Sokol Haliti, transmeton Gjilani SOT.