LAJME

Arrestohen dy persona pas vdekjes së punëtorit në Gjilan: Nuk kishte siguri në punë

Dy të dyshuari janë ndaluar nga Policia e Kosovës për 48h orë në paraburgim me vendim të Prokurorit, pasi një 49 vjeçar në Gjilan ka vdekur në vendin e punës, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro merr vesh se personi ishte duke u kryer procesin e shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vjen deri tek rrëshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime të rënda dhe si pasojë e të cilave dyshohet se ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, kurse Policia është njoftuar nga Emergjenca e Gjilanit rreth orës 11:50 se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.

Nga kjo ngjarje e rëndë, dy të dyshuar që ishin personat përgjegjës të kompanisë që kryente këtë ngarkesë, janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.

Dyshohet se ata nuk kishin vepruar në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, shkruan Gazeta Metro.

Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal ”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Hetimi rreth këtij rasti të rëndë po vazhdon nga Policia e Kosovës.//gazetametro.net

foto arkiva

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close