LAJME

Alfred Halili: Të mbyllen apo të punojnë me orar të reduktuar bizneset gjilanase

Shkruan: Alfred Halili

Institucionet e vendit duhet ti marrin me shumë seriozitet dy rastet tashmë të konfirmuara të prekur me virusin Covid19, dhe duhet të i ndërrmarin masat më serioze se që janë prezentuar.

Pavarësisht masave të marra nga Qeveria e Kosovës, shërbyesit civil që janë në kontakt me qytetarët i nënshtrohet një rreziku permanent, andaj duhet te bëhet pezullimi i menjëhershme i punës së administratës ose të reduktohet orari i punës nga 8 në 4 orë dhe punëtoreve tu ofrohen masat mbrojtëse gjatë punës.

Masë konkrete duhet të jetë mbyllja e tërësishme ose reduktimi minimal i veprimtarisë në sektorin privat.

Të reduktohet orari i punës nga 8 në 4 orë, të caktohen vetëm disa biznese ushqimore në qytet, të cilat punojnë në rregulla strikte ku mund të furnizohen qytetarët me produkte elementare.

Sektori privat dihet se punojnë në kushte jo të mira, mos ti kushtohet rëndësi vetëm sektorit publik ku një nga dy prindërit e punësuar lirohen nga vendi i punës në pushim me pagesë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë në sektorin privat, vendimet me privilegje të njëanshme të qeverisë nuk duhet të ekzistojnë veçanërisht te një qeveri e udhëhequr nga një kryeministër socialdemokrat.

Mos pritni të rritet numri i të prekurve nga virusi që pastaj të ndërmeren masa të rrepta. Qytetarët të evitojnë cdo kontakt me persona te tjerë që të mbrojnë veten, familjarët e tyre. Në këtë situatë të mbrojmë njëri tjetrin duke mos u takuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close