Parim Olluri e quan matrapaz ‘Përgjegjësin’ e Interexit në Gjilan, pas zgjatjes së orarit të punës

Drejtori i Insajderit z. Parim Olluri, ka reaguar ashpër në profilin e tij në fejsbuk, pas publikimit të lajmit për zgjatjen e orarit dhe heqjen e pushimit javor për punëtorët në Interex të Gjilanit.
Ai ju ka referuar si matrapaz personit përgjegjës i cili i ka detyruar punëtorët të vazhdojnë punën me orar të zgjatur.
Po ju sjellim reagimin e plotë;
“Qe nje matrapaz nga Gjilani,
Torturon punetoret se e ka vaktin me shite mall ne kohe te Coronavirusit. Nese Qeveria Kurti e ka seriozisht, atehere e ka mundesine me u nise per Gjilan dhe me u marre me kete zoteriun.”
Një njoftim për anulimin e pushimit javor, është bërë sot nga rrjeti i marketeve “Interex – Proex Sh.P.K”, konkretisht në komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Insajderi.
https://gjilanisot.com/2020/03/12/koronavirusi-interex-ua-heq-pushimin-javor-punetoreve-dhe-ua-rrit-orarin-e-punes/