LAJME
Lutfi Haziri – qytetarëve: Evitoni daljet, përpos nëse është patjetër

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ka shkruajtur përsëri për masat e ndërmarra në drejtim të parandalimit të koronavirusit.
Reagimi i plotë:
Gjilani, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, i ka ndërmarrë të gjitha masat për preventivë kundër përhapjes së Coronavirusit. Procesi mësimor në të gjitha instancat është ndërprerë, të gjithë objektet i kemi dezinfektuar, ndërsa tubimet publike janë pezulluar. Ju lutem t’i përmbaheni udhëzimeve e këshillave të profesionistëve për preventive. Evitoni daljet, përpos nëse është patjetër. Panikë, jo, kujdes, po. Me ndihmën e Zotit, bashkë ia dalim ta tejkalojmë këtë situatë!