LAJME

Koronavirusi: Interex në Gjilan ua heq pushimin javor punëtorëve dhe ua rrit orarin e punës

Një njoftim për anulimin e pushimit javor, është bërë sot nga rrjeti i marketeve “Interex – Proex Sh.P.K”, konkretisht në komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Insajderi.

Njoftimi është dërguar nga një lexues i Gazetës Insajderi, duke treguar se po bëhen shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe jo vetëm.

Ndonëse e gjitha bota është në panik dhe kërkohet të mos dalin në punë vendet ku janë shënuar edhe viktima, bizneseve në Kosovë, nuk po iu bënë përshtypje kjo. Po ashtu edhe Qeveria e Kosovës, ka bërë thirrje që punëtorët që kanë fëmijë të marrin pushim, ka bërë thirrje edhe të mos rriten çmimet e të mos përhapet panik, por këto masa duket se nuk po gjejnë zbatim.

Përveç të tjerash në njoftimin e marketit Interex, thuhet se edhe orari i punës do të rritet.

“Njoftohen të gjithë punëtoret e Proes 17, Gjilan se nga sot 12.03.2020, Anulohen pushimet javore, deri në njoftimin e radhës. Gjithashtu orari i punës për ditët në vijim do të jetë 9 orë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij biznesi.

Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë dikë nga ky market, por nuk kanë pasur qasje.

Po ashtu Gazeta Insajderi ka biseduar edhe me zyrën e Inspektoratit të Punës në Gjilan, në lidhje me këtë çështje, mirëpo ata ende nuk kanë dalë në teren dhe nuk janë njoftuar me gjendjen aktuale.

“Nuk kemi dalë ende në terren”, kanë thënë për Insajderin nga zyra e Inspektoratit të Punës në Gjilan./ Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close