LAJME

Edhe Universiteti “Kadri Zeka” i nënshtrohet dezinfektimit

Për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit COVID-19, Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka filluar aplikimin e masave të Qeverisë së Kosovës  për tu mbrojtur nga Koronavirusi.

Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Menaxhmenti i Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për stafin dhe studentët.

Kështu ka filluar të bëhet  dezinfektim i gjithë objektit, përfshirë zyrat, kabinetet, sallat e mësimit, hollet dhe në përgjithësi ambienti i Universitetit, që ka për qëllim përforcimin higjieniko-sanitar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close