LAJME

Demantohet lajmi i rrejshëm që coronavirusi ka arritur në Gjilan

Një lajm i rrejshëm i montuar është duke qarkulluar në rrjete sociale, kinse Telegrafi ka raportuar për një rast të coronavirusit në qytetin e Gjilanit.

Telegrafi dëshiron të informojë opinionin se ky lajm nuk është i publikuar nga mediumi ynë, dhe se i njëjti është i montuar nga persona të papërgjegjshëm.

Lajmi i rrejshëm i cili po qarkullon në rrjete sociale

Telegrafi fton organet e policisë dhe hetuesisë që të ndërmarrin urgjentisht hapa ndaj personave që kanë shpërndarë panik në publik me publikimin e një lajmi të rrejshëm me emër dhe logo të Telegrafit.

Ndryshe sot, Telegrafi ka publikuar një artikull ku kemi treguar për këshillat e pakonfirmuara që po shpërndahen në rrjetet sociale për tu mbrojtur nga coronavirusi. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close