LAJME

Arbër Ismajli: Brenda një viti janë shpenzuar gjithsej 1271 litra naftë

Sot asambleisti Isa Agushi (PDK), i përkrahur edhe nga kryetari i Lëvizja “Vatra”, Kushtrim Kadriu, iu drejtuan Zyrës së kryetarit të Gjilanit dhe Drejtorisë së Financave, me një kërkesë për qasje në shpenzimet e zyrës së kryetarit të Komunës, duke përfshirë këtu shpenzimet e kryetarit, Lutfi Haziri por edhe të nënkryetarit Arbër Ismajli, kryesisht për karburante, për mëditje jashtë shteti, bileta aeroplani a shpenzime të hotelit …

E. nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajl, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu përgjigjur interesimit të Agushit.

“Pasi këshilltari komunal z. Isa Agushi sot doli publikisht me kërkesë që të njoftohet mbi shpenzimet e veturës zyrtare të nënkryetarit të komunës në karburante si dhe kërkohet të dihen shpenzimet në mëditje jashtë shtetit, bileta aeroplani dhe shpenzime të hotelit për vitin 2019, si pasqyrë për këtë po ua bashkëngjesë raportin e shpenzimeve të derivateve njëvjeçarë, ku brenda një viti janë shpenzuar gjithsej 1271 litra naftë, e që për një ditë i bie të jenë një mesatare prej 3.48 litra”, ka thënë Ismajli.

Ai ka thënë gjithashtu se dëshiron ta bënë të ditur se nënkryetari i komunës nuk posedon veturë personale zyrtare, telefon zyrtar, mëditje e as pagesa tjera. Vetura është mjet i përbashkët i kabinetit dhe shfrytëzohet edhe nga anëtarët tjerë për nevoja të komunës si dhe shumë here nga OJQ-të e ndryshme për aktivitete të tyre!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close