LAJME

Analisti nga Gjilani: Mbetja pa trupat amerikane katastrofike, Serbia pret për t’i treguar muskujt

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë z. Shkodran Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në lidhje me mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova.

Ai ka thënë se mbetja e Kosovës pa trupat amerikane do të jetë katastrofike për vendin, si dhe ka shtuar faktin se Serbia pret për t’i treguar muskujt, transmeton Gjilani SOT.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Mbetja e Kosoves pa trupat amerikane, pa njohje nga Serbia dhe me nje Serbi predatore qe ka pretendime territoriale eshte katastrofale. Serbia vetem po pret krijimin e kushteve te pershtatshme per te treguar muskujt e vet ushtarak dekaden ne vijim. Pra kjo nuk eshte e thene qe te behet sot, neser ose vitin tjeter. Gjithashtu nuk dmth qe ShBA-ja i terheq menjehere trupat kete jave ose muajin tjeter. Rendesi ka qe per here te pare terheqja e amerikaneve eshte opsion real ne agjenden e Shtepise se Bardhe dhe qe po krijohet nje mjedis gjeopolitik jashtezakonisht i pafavorshem per ne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close