LAJME

Infektologia nga Gjilani: Jemi në rrezik permanent për t’u infektuar nga pacientët

Në Kosovë është krijuar panikë sa i përket mundësisë së shpërthimit të virusit vdekjeprurës, Coronavirusi, i cili para pak muajsh u shfaq në Kinë.

Por, brengën për rrezikun e infektimit nga pacientët e ka shprehur infektologia Selvete Shurdhani, e cila tash e sa vite punon në Klinikën Infektive, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Jemi në rrezik permanent per t’u infektuar nga pacientët e sëmurë. Tani, a do të ketë kush brengosen për stafin mjekësor e veçanërisht për infektologët dhe teknikët që punojnë në Klinikën Infektive dhe në repartet infektive në rajon”, ka shkruar dokoresha Shurdhani, në profilin e saj në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

Ja reagimi i plotë e dr. Selvete Shurdhanit:

Pacientët të cilët po trajtohen në institucionet shëndetësore në Kosovë, shumica prej tyre (me përjashtime), jo që nuk janë falënderues, por kanë pas prirje gjithmonë me kritiku, me shfaq pakënaqesi në lidhje me trajtimin e tyre.

Asnjëherë nuk kanë shpreur brengosje për vështirësitë tona që i hasim në aspektet diagnostike.

Ne duhet me qenë shumë të vëmendshëm gjatë gjithë tretmanit. pasi që jemi shumë të mangët në aspektin diagnostic, në raport me qendrat tjera.

Jemi në rrezik permanent per t’u infektuar nga pacientët e sëmurë.

Tani, a do të ketë kush brengosen për stafin mjekësor e veçanërisht për infektologët dhe teknikët që punojnë në Klinikën Infektive dhe në repartet infektive në rajon.

Edhe ne jemi krijesa dhe si të gjithe ju kemi familje e kemi shumë vështirësi.

E ju lutemi të jeni më të arsyeshem gjatë kërkimit të ndihmës mjekësore.

Se jeta e askujt nuk është më e rëndësishme se e tjetrit.

Me respekt dhe përkushtim ndaj pacientëve,

Dr. Selvete Shurdhani – Infektologe

/Mediafokus.info/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close