LAJME

Kaltrina Azizi me prejardhje nga Gjilani është oficerja e parë shqiptare në Zvicër

Kaltrina Azizi është lejtnantja e parë me origjinë shqiptare në Forcat e Infanterisë Zvicerane.

Kaltrina Azizi me prejardhje nga Gjilani është një tjetër vajzë shqiptare nga Kosova e cila vjen me suksesin e radhës.

Kaltrina është lindur në Bernë. Ajo ka ndjekur me shumë sukses shkollën e oficierëve në ushtrinë zvicerane në njërën nga disciplinat që kërkon forcë fizike dhe psiqike dhe kategorizohet si një nga disciplinat më të vështira.

Kaltrina Azizi ka përfunduar me sukses të lartë këtë sfidë duke u graduar, nga koloneli Oberi Gst Roduner, me titullin Ofizer Leutnant dhe është bërë kështu pjesë e korit të oficerëve zviceran si Ofizerja-Leutnant e parë e Infanterisë. /kultplus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close