LAJME

Vitkovic: Kur ishin ushtarët francez në Gjilan askush nuk u ankua, derisa erdhën amerikanët dhe sollën UÇK-në me vete

Po ju sjellim në kujtesë dëshminë e Zoran Vitkovic të para 8 vitesh, ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ku akuzoi direkt ushtarët amerikan për dhunën në Gjilan.

Tre ish-banorë të qytetit të Gjilanit, në Kosovën lindore, dëshmuan në Gjykatën Speciale në Beograd në rastin kundër 17 ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të akuzuar për krime lufte ndaj civilëve.

Zoran Vitkovic, ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan, tha se vrasjet masive dhe plaçkitjet në Gjilan, filluan pas arritjes së trupave të KFOR-it amerikan.

“Sapo ushtria jonë [jugosllave] u largua nga Kosova, erdhën trupat franceze. Askush nuk u ankua për ta dhe vazhdonim të shkonim në punë. Çdo gjë ishte mirë, derisa erdhën amerikanët dhe sollën UÇK-në me vete”, tha Viktovic.

Bashkëqytetari i tij, Milos Mladenovic e përshkroi gjithashtu si të padurueshme situatën pas arritjes së trupave amerikane.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close