LAJME

Aktivistet e VV-së në Gjilan e festojnë 8 Marsin duke shikuar një film në zyret e partisë

Sot, më 8 mars, disa aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë zgjedhur të festojnë 8 Marsin më ndryshe se zakonisht.

Komunikata e plotë:

Sot në zyret tona janë bërë bashkë gra e vajza aktiviste, për të shikuar filmin “Suffragette”. Ky film që u realizua në vitet 2014/15, trajton një pjesë të përpjekjeve të grave për të fituar të drejtën e votës.
Filmi pasqyron një pjesë të aksioneve dhe protestave të grave, nën moton “Vepra, jo fjalë”!

Shfaqja e filmit u bë me rastin e 8 Marsit, në kuadër të vetëdijesimit të shoqërisë sonë, për sfidat nëpër të cilat ka kaluar gruaja gjithandej nëpër botë.

Prandaj, të bashkohemi për të quar përpara kauzat tona jetike. Me sa më shumë vepra dhe me sa më pak fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close