LAJME

Kryetari i Vitisë kundër Vendimit të Abdixhikut, pamundësohet kyçja e Vitisë në autostradë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur i pakënaqur me shfuqizimin e vendimit për ndërtimin e kyçjeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos zvarritet ndërtimi i kyçjës në fshatin Gërlicë e cila lidh Vitinë me autostradën e Shkupit, raporton KOHA.

Ai pret sqarime nga Qeveria e Kosovës, sepse sipas tij, banorët presin ndërtimin e kyçjes tash e një kohë të gjatë.

“Vendimi i Qeveris nuk më pëlqeu dhe do të ketë reagime. Nuk mirëpritet vendimi për anulimin e kyçjës në Gërlicë. Kemi prit që të fillojë më herët sepse qysh në Qeverinë Mustafa është vendimi. Nuk di çfarë kalkulimi ka bërë Qeveria mirëpo mua si kryetar i komunës po më intereson që të ndërtohet kyçja. Nuk po më intereson si kryetar kostoja, ngase kam prit që qytetarët të largohen nga izolimi. Sepse 11 komuna të sektorit të Lindjes i kemi lënë pa kyçje. Do të pres vendimin se ata kanë dhënë sinjale se do të ritenderojnë”, ka thënë ai.

Ndryshe sot është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ky anulim ka ardhur në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq ka marrë edhe mbështetjen e gjithë kabinetit qeveritar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close