LAJME

Arrestohet i dyshuari që kishte kontrabanduar luanin dhe po e mbante në një kafaz në Stanqiq

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar sot të dyshuarin A.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandim”, e që bëhet fjalë për luanin i cili mbahej në një kafaz në fshatin Stanqiq.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartëpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

“Prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

KOHA pati raportuar për luanin i cili mbahej në kafazin e këtij resorti. Atë kohë, zëdhënësi për informim i AVUK-ut , Lamir Thaçi deklaroi se ata janë duke hetuar rastin dhe mënyrën sesi kjo kafshë është futur në Kosovë.

Më vonë, fondacioni për të Drejtat e Kafshëve kishte reaguar duke thënë se luani në Stanqiq ishte kontrabanduar dhe se po mbahej në kushte shumë të këqija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close