LAJME

Kujdes mërgimtarë, mund t`ia shihni sherrin rrjeteve sociale, në Gjilan ngritet një aktakuzë

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit, Departamenti për krime të përgjithshme ka ngritur aktakuzë ndaj Hekuran Hazirit nga Zhegra e Gjilanit i cili punon në Gjenevë të Zvicrës për veprën penale “kanosja”. 

Sipas aktakuzës Hekuran Haziri me datën 23 nëntor 2019 derisa i dëmtuari Kushtrim Kadriu ishte në qytetin e Gjilanit, përmes rrjetit social facebook i pandehuri e ka kanosur me fjalët “Ti ishe i sëmurë mendor, ahh zdi kur ju dalmi me të ju bo për emergjencë”, ku edhe me fjalë të tjera:”Unë me të kërcënue ta ndalojë me dal prej dyerve të oborrit, me polici drejtona me ligje, me ty me kanun, me 20 dhjetor jom në Kosovë te hanën në ora 8 në mëngjes nuk mirresh t`i me ta, unë mirrna me ty drejtona, me çka tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pa sigurisë për vetën e tij.

Kushtrim Kadriu ka thënë se pret një proces gjyqësor të drejt dhe të pandikuar nga politika.

Gjykimi është paraparë të mbahet më 18 mars 2020./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close