LAJME

Anulohet tenderi i 300 mijë eurove për renovimin e Universitetit të Gjilanit

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” edhe për një kohë nuk do të rinovohet e nuk do t’i shtohen hapësirat e reja. Kjo pasi ky universitet publik ka anuluar procedurat e tenderimit për këtë projekt.

Në njoftimin për anulimin e tenderit, që parashikohej të kushtojë 300 mijë euro, arsye është  dhënë se një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit, shkruan Ndërtimi.info.

Për këtë kontratë ishin pranuar tenderë nga operatorët ekonomikë.

Procedurat e prokurimit për  ndërtimin e hapësirave të reja dhe renovimin e objektit ekzistues në Universitetin e Gjilanit  ”Kadri Zeka”, kishin filluar në muajin qershor të vitit 2019.

Ky projekt përfshinë disa punë në këtë universitet.

“Renovimi i objektit, kthina për staf administrativ, zyrja e rektorit, salla e profesorëve, zyra e menaxherit të personelit, biblioteka shtim aneksi, A6 salla për programin fizioterapi, A7 toaletet për student, A8 lyerja e koridoreve në llamellën A, B1 amfiteatri (salla B01), B3 toaleti për profesor, B3 salla për asistent, B4 amfiteatri (salla B11), B5 hapja e koridorit në mes A dhe B, B6 toaleti për profesor, B7 amfiteatri (salla B22), B8 hapja e koridorit në mes A dhe B, B9 toaleti për profesor, B10 pllatoja hyrëse për individët me nevoja të veçanta, C1 siguria e objektit, C2 instalimet elektrike, C3 instalimet hidrosanitare, C4 inventari”, thuhej në njoftimin për kontratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close