LAJME

Miti për ‘varrin e çikës”, që gjendet mes fshatrave Muçibabë dhe Lipovicë të Gjilanit

“Varri i Çikës” është një vend i shenjtë sipas banorëve të kësaj zone. 

Gazetar: Liridon Spahiu

Ky vend gjendet në mes të fshatrave Lipovicë dhe Muçibabë, e që njëkohësisht e bën edhe ndarjen e tyre. 

Gojëdhëna të shumta të përcjella brez pas brezi, tregojnë historinë e këtij vendi. 

Ekrem Zymberit, banor i fshatit Muçibabë, thotë se është rritur duke dëgjuar histori nga më të ndryshmet rreth këtij vendi. Ai flet për historinë më të besueshme të cilën ia kishte treguar gjyshi i tij. 

E Vehbi Ibrahimi, i cili tani është 60 vjeç, e kujton kohën kur ai me disa shokë e kishin prishur këtë varr, siç e quajnë banorët, të shenjtë. 

“Varri i çikës” tashmë ka një pamje krejt tjetër nga koha për të cilën rrëfejnë banorët e fshatit. Ata shpresojnë që komuna apo arkeologët e Kosovës të e rinovojnë këtë vend. 

Sipas banorëve të Lipovicës, ky vend kohë pas kohe vizitohet edhe nga turistë të ndryshëm./GazetaExpress/

https://video.gjirafa.com/gjesi-miti-per-varrin-e-cikes-i-cili-gjendet-mes-fshatrave-mucibabe-dhe-lipovice

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close