LAJME

Lutfi Haziri: Kosova ka qenë e ngulfatur shumë gjatë nga taksa

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka shkruar në Tëitter se dallimet do të shkrihen së shpejti në lidhje me heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

LDK’ja do që të hiqet plotësisht tarifa, ashtu sic e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeminstri Kurti ka shpalosur planin e tij me faza të heqjes së saj.

Haziri ndërkaq thotë se këto dallime do të shkrihen sepse miqtë, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të gabojë.

“‘Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri.

Ai thotë se janë të detyruar të marrin vendim të vështirë, por të nevojshëm për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet më tutje në postimin e Hazirit. /Express

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close