LAJME

Ridvan Berisha: Pushteti e ka gjetur një përdorues dhe shitës të kokainës për goditjen e RTK-së

Polemikat për RTK-në kanë filluar të shpeshtohen pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeredaktori i RTK-së z. Ridvan Berisha i është përgjigjur z. Drin Zatriqi – djalit të ish drejtorit të RTK-së për akuzat e këtij të fundit.

Po ju sjellim reagimin e plotë:

Demanti kundër narkodillerëve, me zero moral publik, eshte i barazvlefshem me zero efekt ne nje ambient te kontaminuar ku lufta per njollosje e hiq per drejtesi paraqet kryevepren per bolshevizem padyshim politik. Jam ketu, besa edhe me i forte tutje duke besu vertete se demokracia do t’i konsumoje skemat e urrejtjes dhe shpifjeve!

Personalisht i njoh shumë mirë taktikat që i përdor ky pushtet, shantazhet, linçimet e deri edhe te thirrjet për likuidim fizik. Gjuha linçuese e shantazhuese duke paraqitur gjoja se ‘fakte’ për keqpërdorime në RTK e ka vetëm një qëllim – krijimin dhe përgatitjen e publikut për pastrimin e RTK-së nga kuadrot shumëvjeçare dhe vendosjen e strukturave të tyre militante.

Ky pushtet në këtë rast e paska gjetur të birin e ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së, tashmë të ndjerit Agim Zatriqi, Drin Zatriqin që të paraqes gjoja se disa ‘fakte’ për keqpërdorime në RTK. Dhe ky djali i cili ka qenë i arrestuar për shitje të substancave narkotike (kokainë) i cili vet e ka pranuar në gjykatë se është edhe përdorues i saj i paraqet disa çështje të cilat janë përtypur e vjellur nga mediat shumë vite më parë.

Pikërisht për të njëjtat çështje fillimisht pat hetuar Guarda di Financa, më pas prokuroria dhe policia e Kosovës ka zhvilluar hetime disa vjet me radhë me ç’rast u patën ngritur edhe dy aktakuza për dy drejtorë të RTK-së, të cilët Gjykata Themelore i pat shpallur të pafajshëm nga të gjitha pretendimet.

Edhe Gjykata e Apelit e pat vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore. Pra të gjitha instancat e drejtësisë në Kosovë i kanë trajtuar këto raste dhe kanë përfunduar se pretendimet e prokurorisë nuk kanë bazë për dënimin e personave të cekur në aktakuzë.

Pra dy instanca të Gjykatave në Kosovë i vërtetuan si të pavërteta dhe shpifje.

Të gjithë personat që po i përmend Drin Zatriqi janë intervistuar nga policia, ( me perjashtim timin sepse kurre s kam vendose per financat e RTK dhe asnje cent pos rroges dhe meditjeve ne mbulimin e vizitave shteterore jashte vendit te udheheqesve te vendit, nuk kam marre asnjehere) disa prej tyre nga disa herë dhe janë marrë të gjitha kontratat dhe dokumentet e nevojshme nga policia në fazën e hetimeve.
Ndërsa babi i Drinit ndërroi jetë (ndjesë pastë) në mes të një procesi gjyqësorë kundër tij (Rasti i emisionit ‘Kush do të bëhet milioner).

Prandaj, kjo fushatë e nisur nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje e pushtetit ekzistues që të vazhdojnë përmes portparollëve të tyre (portaleve të pushtetit) që fillimisht të shantazhojnë, linçojnë dhe pastaj të veprojnë. Metoda fashiste! Po të ishin profesionale vetëm 1% sigurisht që së paku do të kontaktonin palën tjetër që është parimi bazë i gazetarisë – prezantimi i palëve!

P.S. Nga kryeministri Albin Kurti kërkojë që sa më shpejt që është e mundur të angazhohet në zbardhjen e rastit të sulmit me bombë në shtëpinë e drejtorit gjeneral, perpjekjes per sulm në shtëpinë time dhe në RTK.

Komentet fashiste militare te xhemati militarë ndalohen në murin tim!

Ndërsa ju portale ‘profesionale’ ja kush është burimi juaj ‘kredibil’:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close