LAJME

Shteti e dëmtoi te riun Liridon Berisha nga Llashtica, por nuk ia zbehi vullnetin për punë

I riu nga Llashtica e Gjilanit, Liridon Berisha, ka mbi 150 krerë dhi. Ai tash e 5 vite ka kaluar nëpër shumë sfida. Por asnjëherë nuk është dorëzuar. Para 5 viteve fitoj  një grand nga ministria e bujqësisë për ndërtimin e një ferme për rritjen e zogjve bojler të mishit.

Me vullnetet filloi investimet dhe ndërtojë fermën e cila kushtoi rreth 70 mijë euro. Kështu Lirdoni bëri realitet ëndrrën e tij. Mirëpo problemet lind në momentin kur Ministria e Bujqësisë pa asnjë arsye  nuk ia dha mjetet e premtuar prej 39 mijë euro, transmeton Gjilani SOT.

Mjete këto që Liridoni, i huazoi nga dashamir në mirëkuptim që do t’ia kthente në moment që ministria do të ia dhuronte. Kështu, i indinjuar me shtetin dhe padrejtësinë që ministria në fjalë ia bëri, Lirdoni vendos të e padisë këtë të fundit në Gjykatë. Kësisoj, rasti po vazhdon në gjykatë.

Me gjithë këto probleme, Liridoni asnjëherë nuk u ndal, tash e një vit fermën po e shfrytëzon ndonëse jo për zogj, ai po e shfrytëzon për kultivimin e dhive.

Bënë shitjen e qumështit, djathit dhe kecave.

 Shteti i Kosovës, ende nuk ka strategji për përkrahjen dhe motivimin e të rinjve në biznes. Madje përpos që nuk po i përkrah edhe po i dëmton siç ka ndodh rasti me Liridon Berishen. /gjilanisot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close