LAJME

Nesër, ora e parë në shkollat e Gjilanit do t’i kushtohet Koronavirusit

Drejtori i Arsimit në Gjilan z. Nazim Gagica nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, të gjitha shkollat e Gjilanit orën e parë do t’ia kushtojnë Koronavirusit, transmeton Gjilani SOT.

Ju sjellim njoftimin e plotë;

Drejtoria Komunale Arsimit, kërkon që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit ora e parë e mësimit të ndërrimit të paradites dhe ora e parë e ndërrimit të pasdites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese rreth Coronavirusit, duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.

Po ashtu, DKA udhëzon drejtorët e shkollave që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

Gjilan
25.02.2020

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Close
Back to top button
Close