LAJME

Një serb nga Beogradi ndalet dhe e urinon FSK-në në Gjilan, revoltohet qytetari

Një lexues i Periskopit i ka ndarë me redaksinë tonë dy fotografi në të cilat duket një qytetar duke urinuar afër kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, që së shpejti pritet të transformohen në Ushtrinë e Kosovës. 

Qytetari që bënte shurrën mu para pjesës ndarëse të FSK-së, duket në pozicion urinimi, edhe pse pranë tij kalojnë qytetarë të tjerë të Kosovës.

Kjo ka irrituar lexuesin e Periskopit, D.Rr., i cili shkruan se është ndjerë i fyer pasi erdhi serbi dhe na urinoi para Ushtrisë.”

Ai madje ka treguar edhe tabelat e regjistrimit të veturës së qytetarit beogradas, e të cilat fillojnë me BG, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se urinimi në vende publike është një veprim i ndëshkueshëm nga ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. /Periskopi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close