LAJME

Në Gjilan nuk ekziston lagje dhe as rrugë me emrin Bujanina

Edhe njëzet vjet pas luftës, në Gjilan po vazhdojnë të përdoren gabimisht emrat e rrugëve, lagjeve dhe shesheve të qytetit.

Gabimisht po përdoren emrat e rrugëve dhe lagjeve, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kompanitë publike dhe vetë institucionet e ndryshme.

Në qytetin e Gjilanit nuk ekziston lagje dhe as rrugë me emrin “Bujanina” dhe as që ka ekzistuar ndonjëherë zyrtarisht, shkruan portali mediafokus.info

Në qytetin e Gjilanit nuk ekzistojnë as Lagja 8 dhe as Lagja 2, siç po përdoren shpesh, madje edhe nëpër shkresa zyrtare.

Qyteti i Gjilanit, zyrtarisht i ka 11 lagje. Asnjëra prej këtyre tri lagjeve nuk ekzistojnë.

Prandaj, nuk është mirë të përdoren emërtime të paqena, sepse ashtu “mbillen” pastaj në memorien e qytetarëve dhe barten brez pas brezi, që më vonë mund të shkaktojnë edhe paqartësi e pasaktësi historike.

Zyrtarisht, Gjilani ka këto lagje: Qendra, Iliria, Arbëria, Zabeli, Kulla, Dardania 1, Dardania 2, Kodra e Dëshmorëve, Lagja e Re, Dheu i Bardhë, Banja.

Lagja 2 dhe Lagja 8 janë emërtime të subjekteve politike, që i referohen ndarjes sipas nëndegëve.

Gjilani ka promovuar vitin e kaluar sistemin e ri dhe të zgjeruar të adresave, ku përfshihen edhe zonat rurale, me 1923 tabela emërtuese.

Ndërkohë janë bërë edhe disa korrigjime e plotësime dhe pritet që edhe ato të përfshihen së shpejti në adresarin e përgjithshëm./mediafokus.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close