LAJME

Ministri i cili e anuloi tenderin për autostradën e Gjilanit ka pasuri 508 mijë e 618 euro

Ministri i Infrastrukturës dhe i Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njftuar se sot është anuluar tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë për shkak që ky tender është shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar.

lg.php.gif

Ky është njoftimi i plotë:

Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse.

Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri.

Ministri Abdixhiku ka të deklaruara gjithsej 508 mijë e 618 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close