LAJME

Mësuesi nga Gjilani që zgjodhi vdekjen, përpara nënshtrimit “me gra e fëmijë nuk keni punë, ja ku jam unë”

Dhuna ndaj shqiptarëve të Malësisë së Zhegocit, që përherë kanë rezistuar kundër pushtuesve, nuk është ndalur me shekuj, por ky popull nuk është gjunjëzuar asnjëherë, shkruan portali mediafokus.info

Nuk u gjunjëzua as në luftën e fundit, prandaj kjo trevë me kodrina të ngrohta e ujëra të freskëta, ekziston e rron edhe në ditët e sotme, pas gjithë atyre viteve të vështira.

Ramadan Mehmeti nga Kishnapola, fshat ky që ka një histori të lashtë, kujton kohën e luftës së fundit, kur familjet u detyruan nga makineria serbe t`i braktisin shtëpitë e tyre,

Në hyrje të fshatit Gadish, forcat serbe vranë Islam Bajramin, djegën disa shtëpi dhe filluan t`i maltretojnë gra e fëmijë, duke kërkuar prej tyre informacione për UÇK-në.

Për t`i dalë në ndihmë popullsisë civile, përpara tytave serbe doli mësuesi Nijazi Osmani i cili u tha atyre se “me gra e fëmijë nuk keni punë, ja ku jam unë”.

Serbët e torturuan dhe e vranë mësuesin Nijazi, që njëherësh ishte edhe pjesëtar i UÇK-së.

Qëllimi i tyre ishte që popullata të frikësohet dhe të largohet nga shtëpitë e veta.

Serbët ua vunë flakën fshatrave të kësaj ane, duke djegur shtëpitë, me qëllim që banorët të mos kenë ku të kthehen më.

Këto fshatra, që gjenden në veri-perëndim të Gjilanit, në një trekëndësh mes komunave Viti, Ferizaj dhe Lypjan, gjithmonë janë kryengritur kundër pushtuesve, që nga lufta e dytë botërore, e deri te lufta e fundit e vitit 1999./mediafokus.info

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close