LAJME

Drejtori: Policja në mëngjes i ka vrarë familjarët, ka dalë në kafe e është kthyer në shtëpi e ka vrarë vetën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka dhënë detaje të reja dhe interesante se si ka ndodhur vrasja e pesëfisht në qytetin e Gjilanit.

Qalaj në një intervistë në Klan Kosova, ka bërë të ditur se zyrtarja policore katër familjarët e saj, dy prindrit dhe dy vëllezërit i kishte vrarë në mëngjes, dhe vetën rreth orës 13:00, në mesditë.

Ai ka thënë se ka dyshime se policja Bllaca vrasjen e katër familjarëve e ka kryer në mëngjes, më pas gjatë ditës është parë në një lokal bashkë me tezën e saj. Sipas Qalajt, ajo më pas është kthyer bashkë me tezen deri afër shtëpisë, por i ka ikur asaj, ka hyrë brenda në shtëpi, dhe pas pak janë dëgjuar dy të shtëna, ku zyrtarja policore është vetëvrarë.

Numri një i policisë ka bërë të ditur se ajo vrasjen e ka kryer me armën zyrtare, e cila i ishte marrë në vitin 2017, dhe policia nuk është në dijeni se si ajo ka arritur ta rimarrë atë, dhe për këtë arsye janë suspeduar katër zyrtarë të lartë policor në Gjilan.

Qalaj ndër të tjera ka bërë të ditur se zyrtarja policore kishte pasur probleme shëndetërsore dhe kishte marrë trajtim mjekësor në Spitalin Aloka. /reporteri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close