LAJME

Dërgoi gruan për kontroll në spital, burri në Gjilan fyen personelin dhe rrah doktorin

Për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, një person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh në Gjilan.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, thotë se i dyshuari pasi dërgoi në spital gruan për kontroll, ka fyer personelin dhe më pas ka sulmuar fizikisht mjekun, përcjellë Indeksonline.

“Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, pasi kishte dërguar bashkëshorten e tij për kontroll, fillimisht i fyen personelin mjekësor, pastaj fillon ta godasë mjekun, derisa intervenojnë personeli dhe e ndajnë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit në raportin 24 orësh./Indeksonline

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close