LAJME

Këta janë emrat e të gjithë të vrarëve në Gjilan

Një ish-zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Kjo e fundit ka dhënë veç inicialet V.B, por Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për policen Valdete Bllaca e cila ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj.

Në këtë tragjedi të rëndë siç mëson Reporteri ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes Prokuroria thotë se menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. /Reporteri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close