LAJME

Isa nderon babën: Për këtë ditë u sakrifikua Mulla Idriz Gjilani


Isa nuk e di ende varin e babës, por prindi i tij, heroi Mulla Idriz Gjilani e ka tashmë shtatoren e vet në qendër të Gjilanit.

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i biri, sot ka bërë homazhe te shtatorja e babës dhe më këtë rast ka rikujtuar sakrificat e tij për ta lirinë e Kosovës dhe tokave shqiptare, në përgjithësi.

Sleeping Positions Can Reveal Super Creepy…Sleeping Positions Can Reveal Super Creepy Things About You

Nën emocione, për protalin mediafokus.info Isa tha se për këtë ditë u sakrifikua Mulla Idrizi.

“Kjo është një ditë madhështore për krejt popullin shqiptar për Gollakun e Karadakun. Për këtë ditë, Mulla Idrizi e ka sakrifikuat veten dhe familjen”, ka thënë ai.

Mesazhi i tij për udhëheqësit e vendit ishte që ata të punojnë shumë për ta çuar përpara Kosovën, në aspektin e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe në çdo aspekt tjetër.

Mulla Idriz Gjilani ka qenë një imam i cili çështjen kombëtare e kishte në plan të parë.

Motoja e tij jetësore ishte: “Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot, ka një Vatan që i detyrohet… Pa vatan të lirë, nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as xhenet”.

Nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, në vitin 1944-1945, burra e gra të Karadakut, Gollakut e Moravës së Gjilanit u kryengritën për t’iu dhënë fund perandorive, në mënyrë që të jetojmë të lirë dhe të pavarur.

Ëndrra e tij dhe kryengritësve të tjerë të shumtë në epokën e tij dhe epokat pasuese, u bë realitet më 17 shkurt 2008./mediafokus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close