LAJME

LAJM I FUNDIT: Sulmohet autobusi i SC Gjilanit

Nuk kalon pa incidente as derbi i së dielës. Autobusi i SC Gjilanit është sulmuar pas përfundimit të ndeshjes, teksa po barte futbollistët, raporton Gazetasheshi.com.

Madje, siç mëson Gazeta “Sheshi” ai është sulmuar në prezencën e Policisë së Kosovës me të dalë nga stadiumi i qytetit.

Dyshohet që goditja ka ardhur nga tifozët e FC Dritës, pasi që autobusi kishte kaluar pranë “Sport Bar-it” ku ndodheshin tifozëria ‘bardhekaltër’.

Ende asnjë prononcim nuk ka ardhur nga drejtuesit e klubit gjilanas, megjithëse pamjet e dëshmojnë më së miri dëmin e shkaktuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close